Rreth Pogradecit

Gjeografia

Pogradeci ndodhet në juglindje të Republikës shqiptare, është kryeqendra e rrethit të Pogradecit dhe bënë pjesë të qarkut të Korçës. Qyteti ka një sipërfaqe prej 13 km² dhe ndodhet në bregun të liqenit të Ohrit. Pogradeci shtrihet 700 metra mbi nivelin e detit në një luginë, e cila rrethohet nga malet në perëndim dhe nga kodra të ulta në jug dhe në lindje.

Fshatrat përreth

Pogradeci është rrethuar nga fshatrat Tushëmisht në lindje, Buçimas në juglindje, Gështenjas në jug, Verdovë në perëndim dhe Memëlisht në veriperëndim.

Klima

Në Pogradec mbizotëron një klimë mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 12.3 °C. Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me reshje shiu mesatarisht 108 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 730 milimetra.

Popullsia

Pogradeci ka një popullsi prej rreth 20.848 banorë (sipas rregjistrimit te popullsise ne vitin 2011) dhe një dendësi të popullsisë prej 2,962 banorë për km². Pogradeci ka gjithashtu një minoritet turk, gjatë Perandorisë Osmane ky minoritet ishte shumë me i madh por mbas pavarsisë së Shqqipërisë shumica prej tyre e braktisen Pogradecin për t’u vendosur në Turqinë e sotme.