Udhëtim me makinë në Varret e Selcës dhe Mozaikun e Linit

Ky udhëtim është për njerëzit, të cilët pëlqejnë të udhëtojnë me makinë në zonat kodrinore dhe të shijojnë pamje nga Liqeni i Ohrit përgjatë itinerarit. Vizitë në fshatrat e Selcës së Poshtme ku ndodhen dhe varret mbretërore 2400-vjeçare dhe në fshatin Lin ku do të vizitohet mozaiku 1900-vjeçar.

Udhëtimi do të fillojë nga qyteti i Pogradecit ku paraprakisht do të jepet informacioni i plotë. Kohëzgjatja do të jetë nga 6-8 orë.

Në këtë udhëtim ditor në Krahinën e Mokrës dhe në zonën bregliqenore, pjesëmarrësit duhet të dinë se guida mund të përfshijë edhe turistë të tjerë.

Në këtë aktivitet në grup, ju lutemi të respektoni sugjerimet e udhërrëfyesit dhe të qëndroni bashkë.

 

Udhëtimi: Vizitë në Varret Mbretërore të Selcës dhe Mozaikun e Linit

 

Lloji i udhëtimit: Me makinë

 

Periudha: Përgjatë gjithë vitit

 

Niveli i vështirësisë: I ulët

 

Kohëzgjatja: 6-8 orë

 

Nisja-mbërritja: Pogradec – Varret e Selcës – Mozaiku i Linit – Pogradec

 

Çmimi përfshin:

Guidën në gjuhën shqipe, angleze, franceze, biçikletë, pije, sanduiç, frut dhe çokollatë.

 

Çfarë duhet marrë me vete:

Ju lutemi kini kujdes se përgjatë itinerarit mund të ketë ndryshime atmosferike. Kështu që rekomandohet të merren këpucë të përshtatshme për ecje dhe për biçikletë. Gjithashtu përveç uniformës që do të sigurohet nga ne (bluzë me logo) dhe çanta, duhet të sigurohet nga ju një veshjë kundra erës dhe shiut.

Në rast se është ngrohtë, rekomandohet krem kundra diellit.

 

Çfarë duhet ditur?

Transport:

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ – Tiranë – Pogradec duhet të qartësohet që në momentin e rezervimit, në qoftë se ky shërbim duhet të ofrohet nga ne.

 

Akomodimi:

Në qoftë se ju keni nevojë për një vend akomodimi është mirë të na njoftoni gjatë rezervimit.

 

A është i garantuar nisja e këtij itinerari?

Përsa i përket këtij itinerari, minimumi i personave duhet të jetë jo më pak se 4 për të bërë të mundur nisjen. Datat e nisjeve janë sipas kërkesave të turistëve. Pasi të keni rezervuar për këtë udhëtim, ne do t’ju njoftojmë 48 orë përpara, në qoftë se grupi është plotësuar ose jo, në të kundërt do t’ju jepet mundësia ta anuloni udhëtimin ose të paguani një shumë tjetër për një grup më të vogël.

 

A mund të marr pjesë në këtë itinerar nëqoftëse nuk kam mjaftueshëm eksperiencë?

Nuk është e nevojshme të keni eksperiencë për këtë itinerar. Ky itinerar është i llojit historiko-kulturor.

 

A mund të përfshij fëmijët në këtë itinerar ditor?

Po, është e mundur përfshirja e fëmijëvë në këtë udhëtim.

 

Çmimi i udhëtimit: 35 Euro/ person

Fëmijët 0-12 vjeç 15 Euro

 

Në rast se keni pyetje për më shumë informacion, lutemi të na kontaktoni në adresën e    Email-it: info@visitpogradec.com