Udhëtim me makinë dhe biçikleta përreth Liqenit të Ohrit

Ky udhëtim është ideali për personat, të cilët pëlqejnë të udhëtojnë me biçikleta nëpër vende të qeta, kodrinore dhe me pamje nga Liqeni i Ohrit përgjatë gjithë itinerarit. Vizitë në fshatrat përgjatë rrugës, në pjesën perëndimore (shqiptare) të liqenit të Ohrit. Vizitë në Manastirin e Kalishtit, Strugë, Ohër, Muzeu i Ujit, Tushemisht dhe mbërritje në Pogradec.

Udhëtimi do të fillojë nga qyteti i Pogradecit ku paraprakisht do të jepet informacioni i plotë. Kohëzgjatja do të jetë nga 6-8 orë. Udhëtimi në total është rreth 98 kilometra dhe është i shkallës së vështirësisë të mesme të lartë.

Në këtë udhëtim ditor përreth Liqenit të Ohrit, pjesëmarrësit duhet të dinë se guida mund të përfshijë edhe turistë të tjerë.

Në këtë aktivitet në grup, ju lutemi të respektoni sugjerimet e udhërrëfyesit dhe të qëndroni bashkë.

 

Udhëtimi: Përreth Liqenit të Ohrit

 

Lloji i udhëtimit: Me biçikletë dhe makinë

 

Periudha: Përgjatë gjithë vitit

 

Niveli i vështirësisë: I mesëm-i lartë

 

Kohëzgjatja: 6-8 orë

 

Nisja-mbërritja: Pogradec – përgjatë Liqenit të Ohrit –  Pogradec

 

Çmimi përfshin:

Guidën në gjuhën shqipe, angleze, franceze, biçikletë, pije, sanduiç, frut dhe çokollatë.

 

Çfarë duhet marrë me vete:

Ju lutemi kini kujdes se përgjatë itinerarit mund të ketë ndryshime atmosferike. Kështu që rekomandohet të merren këpucë të përshtatshme për ecje dhe për biçikletë. Gjithashtu përveç uniformës që do të sigurohet nga ne (bluzë me logo) dhe çanta, duhet të sigurohet nga ju një veshjë kundra erës dhe shiut.

Në rast se është ngrohtë, rekomandohet krem kundra diellit.

 

Çfarë duhet ditur?

Transport:

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ – Tiranë – Pogradec duhet të qartësohet që në momentin e rezervimit, në qoftë se ky shërbim duhet të ofrohet nga ne.

Akomodimi:

Në qoftë se ju keni nevojë për një vend akomodimi është mirë të na njoftoni gjatë rezervimit.

 

A është i garantuar nisja e këtij itinerari?

Përsa i përket këtij itinerari, minimumi i personave duhet të jetë jo më pak se 4 për të bërë të mundur nisjen. Datat e nisjeve janë sipas kërkesave të turistëve. Pasi të keni rezervuar për këtë udhëtim, ne do t’ju njoftojmë 48 orë përpara, në qoftë se grupi është plotësuar ose jo, në të kundërt do t’ju jepet mundësia ta anuloni udhëtimin ose të paguani një shumë tjetër për një grup më të vogël.

 

A mund të marr pjesë në këtë itinerar në qoftë se nuk kam mjaftueshëm eksperiencë?

Nuk është e nevojshme të keni eksperiencë për këtë itinerar për sa i përket ecjes, por duhet të paktën të jeni të aftë të ngisni biçikletën.

 

A mund të përfshij fëmijët në këtë itinerar ditor me ecje dhe biçikletë?

Ne nuk mundësojmë biçikleta për fëmijë, por fëmija mund të marrë pjesë në qoftë se ai është mjaftueshëm i madh për të ngarë një biçikletë normale, gjithashtu ai duhet të jetë i shoqëruar nga një madhor.

 

Çmimi i udhëtimit: 35 Euro/ person

 

Në rast se keni pyetje për më shumë informacion, lutemi të na kontaktoni në adresën e    Email-it: info@visitpogradec.com