Udhëtim me biçikleta në fshatin Tushemisht

Ky udhëtim është për njerëzit, të cilët pëlqejnë të udhëtojnë me biçikleta nëpër vende të qeta. Pamje nga Liqeni i Ohrit do t’ju shoqërojnë përgjatë gjithë itinerarit. Vizitë në parkun natyror të Drilonit ‘Volorekë’ dhe më pas në fshatin e Tushemishtit të ‘Teto Ollgës’ ku një veçori e këtij fshati është se në çdo familje kalon një burim i vogël. Gjithashtu vizitë në kishën e Shën Pandelimonit ku pranë saj janë gjetur disa mozaike bardhezi. Vizitë nëpër vaskat e rritjes së peshkut. Mund të shijohen edhe gatime tradicionale: peshku Koran, lakror në saç etj. sipas dëshirës suaj.

Udhëtimi do të fillojë nga qyteti i Pogradecit ku paraprakisht do të jepet informacioni për këtë itinerar. Kohëzgjatja e udhëtimit do të jetë nga 3-4 orë. Udhëtimi ne total është 12 kilometra dhe është i shkallës së vështirësisë së ulët.

Në këtë udhëtim ditor në fshatin Tushemisht, pjesëmarrësit duhet të dinë se guida mund të përfshijë edhe turistë të tjerë. Kjo guidë do të përshkrojë dhe vende të tjera siç janë dhe Rezidencat Qeveritare (ish vilat e diktatorit Enver Hoxha).

Në këtë aktivitet në grup, ju lutemi të respektoni sugjerimet e udhërrëfyesit dhe të qëndroni bashkë.

 

Udhëtimi: Vizitë në fshatin Tushemisht

 

Lloji i udhëtimit: Me biçikleta

 

Periudha: Përgjatë gjithë vitit

 

Niveli i vështirësisë: I ulët

 

Kohëzgjatja: 3-4 orë

 

Nisja-mbërritja: Pogradec – Tushemisht – Pogradec

 

Çmimi përfshin:

Guida në gjuhën shqipe, angleze dhe franceze, biçikletë, pije, sanduiç, frut dhe çokollatë.

 

Çfarë duhet marrë me vete:

Ju lutemi kini kujdes se përgjatë itinerarit mund të ketë ndryshime atmosferike. Kështu që rekomandohet të merren këpucë të përshtatshme për ecje dhe për biçikletë. Gjithashtu përveç uniformës që do të sigurohet nga ne (bluzë me logo) dhe çanta, duhet të sigurohet nga ju një veshjë kundra erës dhe shiut.

Në rast se është ngrohtë, rekomandohet krem kundra diellit.

 

Çfarë duhet ditur?

Transport:

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ – Tiranë – Pogradec duhet të qartësohet që në momentin e rezervimit, në qoftë se ky shërbim duhet të ofrohet nga ne.

Akomodimi:

Në qoftë se ju keni nevojë për një vend akomodimi është mirë të na njoftoni gjatë rezervimit.

 

A është i garantuar nisja e këtij itinerari?

Përsa i përket këtij itinerari, minimumi i personave duhet të jetë jo më pak se 4 për të bërë të mundur nisjen. Datat e nisjeve janë sipas kërkesave të turistëve. Pasi të keni rezervuar për këtë udhëtim, ne do t’ju njoftojmë 48 orë përpara, në qoftë se grupi është plotësuar ose jo, në të kundërt do t’ju jepet mundësia ta anuloni udhëtimin ose të paguani një shumë tjetër për një grup më të vogël.

 

A mund të marr pjesë në këtë itinerar në qoftë se nuk kam mjaftueshëm eksperiencë?

Nuk është e nevojshme të keni eksperiencë për këtë itinerar për sa i përket ecjes, por duhet të paktën të jeni të aftë të ngisni biçikletën.

 

A mund të përfshij fëmijët në këtë itinerar ditor me ecje dhe biçikletë?

Ne nuk mundësojmë biçikleta për fëmijë, por fëmija mund të marrë pjesë në qoftë se ai është mjaftueshëm i madh për të ngarë një biçikletë normale, gjithashtu ai duhet të jetë i shoqëruar nga një madhor.

 

Çmimi i udhëtimit: 10 Euro/ person

 

Në rast se keni pyetje për më shumë informacion, lutemi të na kontaktoni në adresën e    Email-it: info@visitpogradec.com