Udhëtim me biçikleta në fshatin Peshkëpi

Ky udhëtim organizohet për ata persona, të cilët pëlqejnë peizazhet kodrinore-malore, udhëtimin me biçikleta si dhe ecjen në natyrë. Nisja e udhëtimit fillon nga qyteti i Pogradecit, në orën 09:00 paradite, ku paraprakisht jepet informacioni i plotë. Sapo të arrihet në fshatin “Peshkëpi”, i cili ndodhet në lartësinë 840 m mbi nivelin e detit, do të ofrohet kafe/ çaj. Më pas do të vazhdohet me vizitën në fshat, në kishën Ortodokse të “Shën Maries” (700-vjeçare), pamje panoramike të Liqenit të Ohrit si edhe bashkëbisedim me banorët e zonës. Pasi të vizitohet fshati i Peshkëpisë dhe pikat e sipërpërmendura do të bëhet zbritja në qytet, nga ku u nis dhe ky udhëtim.

Kohëzgjatja e këtij udhëtimi është afërsisht 4-6 orë dhe distanca është rreth 30 km vajtje-ardhje.

Në vajtje do të ketë pak ngjitje, megjithatë ky udhëtim është i nivelit të vështirësisë së ulët.

Në këtë udhëtim ditor, pjesëmarrësit duhet të dinë se guida mund të përfshijë edhe turistë të tjerë. Kjo guidë do të përshkrojë dy fshatra të tjerë si: Buçimas dhe Guras.

Në këtë aktivitet në grup, do ju luteshim të respektoni sugjerimet e udhërrëfyesit dhe të qëndroni bashkë.

 

Udhëtimi: Vizitë në fshatin Peshkëpi

Lloji i udhëtimit: Me biçikletë dhe ecje

Periudha: Përgjatë gjithë vitit

Niveli i vështirësisë: I ulët

Kohëzgjatja: 4-6 orë

Nisja-mbërritja: Pogradec – Peshkëpi – Pogradec

Çmimi përfshin:

Guidën në gjuhën shqipe, angleze dhe franceze, biçikletë, pije, sanduiç, frut dhe çokollatë. Në çmim nuk përfshihet dreka dhe çdo gjë tjetër që nuk është përmendur.

Çfarë duhet marrë me vete:

Ju lutemi kini kujdes se përgjatë itinerarit mund të ketë ndryshime atmosferike. Kështu që rekomandohet të merren këpucë të përshtatshme për ecje dhe për biçikletë. Gjithashtu përveç uniformës që do të sigurohet nga ne (bluzë me logo) dhe çanta, duhet të sigurohet nga ju një veshjë kundra erës dhe shiut.

Në rast se është ngrohtë, rekomandohet krem kundra diellit.

Çfarë duhet ditur?

Transport:

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ – Tiranë – Pogradec duhet të qartësohet që në momentin e rezervimit, në qoftë se ky shërbim duhet të ofrohet nga ne.

Akomodimi:

Në qoftë se ju keni nevojë për një vend akomodimi është mirë të na njoftoni gjatë rezervimit.

A është i garantuar nisja e këtij itinerari?

Përsa i përket këtij itinerari, minimumi i personave duhet të jetë jo më pak se 4 për të bërë të mundur nisjen. Datat e nisjeve janë sipas kërkesave të turistëve. Pasi të keni rezervuar për këtë udhëtim, ne do t’ju njoftojmë 48 orë përpara, në qoftë se grupi është plotësuar ose jo, në të kundërt do t’ju jepet mundësia ta anuloni udhëtimin ose të paguani një shumë tjetër për një grup më të vogël.

A mund të marr pjesë në këtë itinerar në qoftë se nuk kam mjaftueshëm eksperiencë?

Nuk është e nevojshme të keni eksperiencë për këtë itinerar për sa i përket ecjes, por duhet të paktën të jeni të aftë të ngisni biçikletën.

 A mund të përfshij fëmijët në këtë itinerar ditor me ecje dhe biçikletë?

Ne nuk mundësojmë biçikleta për fëmijë, por fëmija mund të marrë pjesë në qoftë se ai është mjaftueshëm i madh për të ngarë një biçikletë normale, gjithashtu ai duhet të jetë i shoqëruar nga një madhor.

Çmimi i udhëtimit: 20 Euro/ person

Në rast se keni pyetje për më shumë informacion, lutemi të na kontaktoni në adresën e    Email-it: info@visitpogradec.com