Udhëtim me biçikleta në fshatin Lin

Ky udhëtim është për ata persona, të cilët pëlqejnë të udhëtojnë me biçikletë nëpër vende të qeta. Natyra e mrekullueshme dhe e paharrueshme me pamje nga Liqeni i Ohrit të shoqëron përgjatë gjithë itinerarit. Vizitë në një nga minierat më të mëdhaja në Shqipëri, në minierën e hekur-nikelit të “Gurit të Kuq”. Vizitë në fshatrat Mëmëlisht, Udënisht, Pojskë, Boqezë (palafitet–vendbanimet e hershme 5500–vjeçare). Vizitë në fshatin Lin ku është dhe destinacioni i këtij udhëtimi, ku do të shihet mozaiku në zonën kodrinore të Linit. Mozaiku daton që prej shekullit të I-IV pas erës së re, pjesë e kishës Paleo-Kristiane.

Udhëtimi do të fillojë nga qyteti i Pogradecit ku paraprakisht do të jepet informacioni i plotë. Kohëzgjatja do të jetë nga 5-6 orë. Udhëtimi në total është 42 kilometra dhe është i shkallës së vështirësisë së mesme të ulët.

Në këtë udhëtim ditor në fshatin Lin, pjesëmarrësit duhet të dinë se guida mund të përfshijë edhe turistë të tjerë.

Në këtë aktivitet në grup, ju lutemi të respektoni sugjerimet e udhërrëfyesit dhe të qëndroni bashkë.

 

Udhëtimi: Vizitë në fshatin Lin

 

Lloji i udhëtimit: Me biçikleta

 

Periudha: Përgjatë gjithë vitit

 

Niveli i vështirësisë: I mesëm – i ulët

 

Kohëzgjatja: 5-6 orë

 

Nisja-mbërritja: Pogradec – Lin – Pogradec

 

Çmimi përfshin:

Guidën në gjuhën shqipe, angleze, franceze, biçikletë, pije, sanduiç, frut dhe çokollatë.

 

Çfarë duhet marrë me vete:

Ju lutemi kini kujdes se përgjatë itinerarit mund të ketë ndryshime atmosferike. Kështu që rekomandohet të merren këpucë të përshtatshme për ecje dhe për biçikletë. Gjithashtu përveç uniformës që do të sigurohet nga ne (bluzë me logo) dhe çanta, duhet të sigurohet nga ju një veshjë kundra erës dhe shiut.

Në rast se është ngrohtë, rekomandohet krem kundra diellit.

 

Çfarë duhet ditur?

Transport:

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ – Tiranë – Pogradec duhet të qartësohet që në momentin e rezervimit, në qoftë se ky shërbim duhet të ofrohet nga ne.

Akomodimi:

Në qoftë se ju keni nevojë për një vend akomodimi është mirë të na njoftoni gjatë rezervimit.

 

A është i garantuar nisja e këtij itinerari?

Përsa i përket këtij itinerari, minimumi i personave duhet të jetë jo më pak se 4 për të bërë të mundur nisjen. Datat e nisjeve janë sipas kërkesave të turistëve. Pasi të keni rezervuar për këtë udhëtim, ne do t’ju njoftojmë 48 orë përpara, në qoftë se grupi është plotësuar ose jo, në të kundërt do t’ju jepet mundësia ta anuloni udhëtimin ose të paguani një shumë tjetër për një grup më të vogël.

A mund të marr pjesë në këtë itinerar në qoftë se nuk kam mjaftueshëm eksperiencë?

Nuk është e nevojshme të keni eksperiencë për këtë itinerar për sa i përket ecjes, por duhet të paktën të jeni të aftë të ngisni biçikletën.

 

A mund të përfshij fëmijët në këtë itinerar ditor me ecje dhe biçikletë?

Ne nuk mundësojmë biçikleta për fëmijë, por fëmija mund të marrë pjesë në qoftë se ai është mjaftueshëm i madh për të ngarë një biçikletë normale, gjithashtu ai duhet të jetë i shoqëruar nga një madhor.

 

Çmimi i udhëtimit: 20 Euro/ person

 

Në rast se keni pyetje për më shumë informacion, lutemi të na kontaktoni në adresën e    Email-it: info@visitpogradec.com