Udhëtim me biçikleta dhe makinë Pogradec-Liqenas-Pustec-Pogradec

Ky udhëtim është për njerëzit, të cilët pëlqejnë të udhëtojnë me biçikleta. Vizitë në fshatrat përgjatë rrugës: Tushemisht (Alb), Lubanisht, Parku i Galicicës, Stenjë (MKD), Goricë e Madhe, pamje e Liqenit të Prespës dhe Liqenas duke përfunduar me Pustec ku është edhe akomodimi në hotel. Itinerari i ditës së parë është 60 km dhe dreka në Goricë të Madhe.

Dita e dytë: Nisja në mëngjes nga Liqenasi, Pustec rrëzë Malit të Thatë (pjesa lindore) zgjat rreth 47 km. Qafa e Cangoit dhe vizita nëpër fshatrat rrëzë Malit të Thatë (pjesa perëndimore), dalja në Qafë Plloçë (drekë: fasule me pastërma) dhe mbërritja në Pogradec.

Udhëtimi do të nisë nga qyteti i Pogradecit ku paraprakisht do të jepet informacioni i plotë.

  1. Dita e parë me një itinerar rreth 60 kilometra. Shkalla e vështirësisë është e mesme e lartë.
  2. Dita e dytë me një itinerar rreth 47 kilometra. Shkalla e vështirësisë është e mesme e lartë.

Në këtë udhëtim 2-ditor, pjesëmarrësit duhet të dinë se guida mund të përfshijë edhe turistë të tjerë.

Në këtë aktivitet në grup, ju lutemi të respektoni sugjerimet e udhërrëfyesit dhe të qëndroni bashkë.

 

Udhëtimi: Vizitë në Liqenin e Ohrit dhe Liqenin e Prespës

 

Lloji i udhëtimit: Me biçikleta, ecje dhe makinë

 

Periudha: Përgjatë gjithë vitit

 

Niveli i vështirësisë: I mesëm – i lartë

 

Kohëzgjatja: Dy ditë me një natë fjetje

 

Nisja-mbërritja: Pogradec – Liqenas – Pustec – Pogradec

 

Çmimi përfshin:

Guidën në gjuhën shqipe, angleze dhe franceze, biçikletë, pije, sanduiç, frut dhe çokollatë përgjatë rrugës, darkën në Liqenas. Dita e dytë mëngjes në Liqenas dhe dreka në Qafë Plloçë.

 

Çfarë duhet marrë me vete:

Ju lutemi kini kujdes se përgjatë itinerarit mund të ketë ndryshime atmosferike. Kështu që rekomandohet të merren këpucë të përshtatshme për ecje dhe për biçikletë. Gjithashtu përveç uniformës që do të sigurohet nga ne (bluzë me logo) dhe çanta, duhet të sigurohet nga ju një veshjë kundra erës dhe shiut.

Në rast se është ngrohtë, rekomandohet krem kundra diellit.

 

Çfarë duhet ditur?

Transport:

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ – Tiranë – Pogradec duhet të qartësohet që në momentin e rezervimit, në qoftë se ky shërbim duhet të ofrohet nga ne.

Akomodimi:

Në qoftë se ju keni nevojë për një vend akomodimi është mirë të na njoftoni gjatë rezervimit.

 

A është i garantuar nisja e këtij itinerari?

Përsa i përket këtij itinerari, minimumi i personave duhet të jetë jo më pak se 4 për të bërë të mundur nisjen. Datat e nisjeve janë sipas kërkesave të turistëve. Pasi të keni rezervuar për këtë udhëtim, ne do t’ju njoftojmë 48 orë përpara, në qoftë se grupi është plotësuar ose jo, në të kundërt do t’ju jepet mundësia ta anuloni udhëtimin ose të paguani një shumë tjetër për një grup më të vogël.

 

A mund të marr pjesë në këtë itinerar në qoftë se nuk kam mjaftueshëm eksperiencë?

Nuk është e nevojshme të keni eksperiencë për këtë itinerar për sa i përket ecjes, por duhet të paktën të jeni të aftë të ngisni biçikletën.

 

A mund të përfshij fëmijët në këtë itinerar ditor me ecje dhe biçikletë?

Ne nuk mundësojmë biçikleta për fëmijë, por fëmija mund të marrë pjesë në qoftë se ai është mjaftueshëm i madh për të ngarë një biçikletë normale, gjithashtu ai duhet të jetë i shoqëruar nga një madhor.

 

Çmimi i udhëtimit: 70 Euro/ person

Në rast se keni pyetje për më shumë informacion, lutemi të na kontaktoni në adresën e    Email-it: info@visitpogradec.com