Udhëtim me biçikleta dhe makinë në Manastirin e Shën Marenës

Ky udhëtim është për njerëzit, të cilët pëlqejnë të udhëtojnë me biçikleta dhe ecje nëpër vende malore-kodrinore në thellësi të zonës së Mokrës. Vizitë në fshatrat përgjatë rrugës, Vërdovë, Kalivac, Dunicë, Trebinjë, Çezmë e Vogël, Llëngë dhe duke përfunduar me Manastirin e Shën Marenës, i cili është dhe destinacioni i këtij udhëtimi.

Udhëtimi do të fillojë nga qyteti i Pogradecit ku paraprakisht do të jepet informacioni i plotë. Për këtë itinerar do të ketë 2 paketa:

  1. Kohëzgjatja e udhëtimit do të jetë 2-ditore me një natë fjetjeje me çadra (kamping). Përshkohen rreth 80 kilometra vajtje-kthim. Shkalla e vështirësisë është e lartë. Vizitë në Kanionin e Llëngës, Lumin Shkumbin në fshatin Llëngë ku do të mundoset dhe dreka tradicionale.
  2. Kohëzgjatja 1-ditore me shkallë vështirësie të lartë e cila mundëson vizitën në Manastirin e Shën Marenës dhe kthim brenda ditës në Pogradec (vetëm me makinë).

Në këto udhëtime 1/2 ditore në Krahinën e Mokrës, pjesëmarrësit duhet të dinë se guida mund të përfshijë edhe turistë të tjerë.

Në këtë aktivitet në grup, ju lutemi të respektoni sugjerimet e udhërrëfyesit dhe të qëndroni bashkë.

 

Udhëtimi: Vizitë në Krahinën e Mokrës, Kanioni i Llëngës dhe Manastiri i Shën Marenës

 

Lloji i udhëtimit: Me biçikleta, ecje dhe makinë

 

Periudha: Përgjatë gjithë vitit

Niveli i vështirësisë: I lartë

 

Kohëzgjatja: 2-ditore me një natë fjetje dhe 1-ditore

 

Nisja-mbërritja: Pogradec – Manastiri i Shën Marenës – Pogradec

 

Çmimi përfshin:

Guidën në gjuhën shqipe, angleze, franceze, biçikletë, pije, sanduiç, frut dhe çokollatë përgjatë rrugës, drekën dhe darkën në Manastirin e Shën Marenës.

 

Çfarë duhet marrë me vete:

Ju lutemi kini kujdes se përgjatë itinerarit mund të ketë ndryshime atmosferike. Kështu që rekomandohet të merren këpucë të përshtatshme për ecje dhe për biçikletë. Gjithashtu përveç uniformës që do të sigurohet nga ne (bluzë me logo) dhe çanta, duhet të sigurohet nga ju një veshjë kundra erës dhe shiut.

Në rast se është ngrohtë, rekomandohet krem kundra diellit.

 

Çfarë duhet ditur?

Transport:

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ – Tiranë – Pogradec duhet të qartësohet që në momentin e rezervimit, në qoftë se ky shërbim duhet të ofrohet nga ne.

Akomodimi:

Në qoftë se ju keni nevojë për një vend akomodimi është mirë të na njoftoni gjatë rezervimit.

 

A është i garantuar nisja e këtij itinerari?

Përsa i përket këtij itinerari, minimumi i personave duhet të jetë jo më pak se 4 për të bërë të mundur nisjen. Datat e nisjeve janë sipas kërkesave të turistëve. Pasi të keni rezervuar për këtë udhëtim, ne do t’ju njoftojmë 48 orë përpara, në qoftë se grupi është plotësuar ose jo, në të kundërt do t’ju jepet mundësia ta anuloni udhëtimin ose të paguani një shumë tjetër për një grup më të vogël.

A mund të marr pjesë në këtë itinerar në qoftë se nuk kam mjaftueshëm eksperiencë?

Nuk është e nevojshme të keni eksperiencë për këtë itinerar për sa i përket ecjes, por duhet të paktën të jeni të aftë të ngisni biçikletën.

A mund të përfshij fëmijët në këtë itinerar ditor me ecje dhe biçikletë?

Ne nuk mundësojmë biçikleta për fëmijë, por fëmija mund të marrë pjesë në qoftë se ai është mjaftueshëm i madh për të ngarë një biçikletë normale, gjithashtu ai duhet të jetë i shoqëruar nga një madhor.

Çmimi i udhëtimit: 2-ditor 60 Euro

1-ditor 40 Euro

Në rast se keni pyetje për më shumë informacion, lutemi të na kontaktoni në adresën e    Email-it: info@visitpogradec.com