Udhëtim me biçikleta dhe makinë në fshatin Bishnicë

Ky udhëtim do të ishte ideali për të gjithë personat, të cilët pëlqejnë të udhëtojnë me biçikleta dhe ecje nëpër vende malore-kodrinore në thellësi të zonës së Mokrës dhe pamje nga liqeni i Ohrit përgjatë kthimit të itinerarit. Vizitë në fshatrat përgjatë rrugës, Mëmëlisht, Udënisht, Pojskë, Boqezë, Lin, Urakë, Katjel, Golik, Proptisht, Slabinjë dhe Velçan.

Udhëtimi do të fillojë nga qyteti i Pogradecit ku paraprakisht do të jepet informacioni i plotë. Për këtë itinerar do të ketë 2 paketa:

  1. Kohëzgjatja do të jetë 2-ditore me një natë fjetje në fshatin Bishnicë, ku për darkë do të shijohen ushqime tradicionale. Udhëtimi është rreth 80 kilometra vajtje–kthim. Shkalla e vështirësisë është e lartë. Vizitë në Liqenet e Lukovës (akullnajore) dhe në majë të Gurit të Zi 2120 m lartësi. Ditën e parë vajtja do të jetë me makinë dhe ditën e dytë kthimi do të jetë me biçikletë.
  2. Kohëzgjatja 1-ditore me shkallë vështirësie të lartë, e cila mundëson vizitën në Liqenet e Lukovës (akullnajore) dhe kthim brenda ditës në Pogradec. Udhëtimi do të jetë me makinë.

Në këtë udhëtim në Bishnicë, pjesëmarrësit duhet të dinë se guida mund të përfshijë edhe turistë të tjerë.

Në këtë aktivitet në grup, ju lutemi të respektoni sugjerimet e udhërrëfyesit dhe të qëndroni bashkë.

 

Udhëtimi: Vizitë në fshatin Bishnicë të Krahinës së Mokrës, Liqenet e Lukovës dhe Guri i Topit

 

Lloji i udhëtimit: Me biçikleta, ecje dhe makinë

 

Periudha: Përgjatë gjithë vitit

 

Niveli i vështirësisë: I mesëm-i lartë

 

Kohëzgjatja: 2-ditore me një natë fjetje dhe 1-ditore

 

Nisja-mbërritja: Pogradec – Bishnicë – Pogradec

 

Çmimi përfshin:

Guidën në gjuhën shqipe, angleze, franceze, biçikletë, pije, sanduiç, frut dhe çokollatë.

 

Çfarë duhet marrë me vete:

Ju lutemi kini kujdes se përgjatë itinerarit mund të ketë ndryshime atmosferike. Kështu që rekomandohet të merren këpucë të përshtatshme për ecje dhe për biçikletë. Gjithashtu përveç uniformës që do të sigurohet nga ne (bluzë me logo) dhe çanta, duhet të sigurohet nga ju një veshjë kundra erës dhe shiut.

Në rast se është ngrohtë, rekomandohet krem kundra diellit.

 

Çfarë duhet ditur?

Transport:

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ – Tiranë – Pogradec duhet të qartësohet që në momentin e rezervimit, në qoftë se ky shërbim duhet të ofrohet nga ne.

Akomodimi:

Në qoftë se ju keni nevojë për një vend akomodimi është mirë të na njoftoni gjatë rezervimit.

 

A është i garantuar nisja e këtij itinerari?

Përsa i përket këtij itinerari, minimumi i personave duhet të jetë jo më pak se 4 për të bërë të mundur nisjen. Datat e nisjeve janë sipas kërkesave të turistëve. Pasi të keni rezervuar për këtë udhëtim, ne do t’ju njoftojmë 48 orë përpara, në qoftë se grupi është plotësuar ose jo, në të kundërt do t’ju jepet mundësia ta anuloni udhëtimin ose të paguani një shumë tjetër për një grup më të vogël.

 

A mund të marr pjesë në këtë itinerar në qoftë se nuk kam mjaftueshëm eksperiencë?

Nuk është e nevojshme të keni eksperiencë për këtë itinerar për sa i përket ecjes, por duhet të paktën të jeni të aftë të ngisni biçikletën.

 

A mund të përfshij fëmijët në këtë itinerar ditor me ecje dhe biçikletë?

Ne nuk mundësojmë biçikleta për fëmijë, por fëmija mund të marrë pjesë në qoftë se ai është mjaftueshëm i madh për të ngarë një biçikletë normale, gjithashtu ai duhet të jetë i shoqëruar nga një madhor.

 

Çmimi i udhëtimit: 60 Euro/ person udhëtimi 2-ditor

35 Euro/ person udhëtimi 1-ditor

 

Shënim: Ky itinerar ndryshon sipas kërkesës së turistit, vizitë vetëm me makinë dhe ecje ose vizitë me makinë, biçikletë dhe ecje.

 

Në rast se keni pyetje për më shumë informacion, lutemi të na kontaktoni në adresën e    Email-it: info@visitpogradec.com