Guida Turistike

GUIDAT TONA

Pasioni ynë për sportet na ka nxitur drejt eksplorimit me apo pa biҫikleta të vendeve të ndryshme dhe këto eksperienca kanë mbetur të paharrueshme për ne. Kështu lindën dhe idetë tona për guidat që ne ofrojmë.
Turistët që ndajnë të njëjtin pasion me ne, do të kenë mundësinë të eksplorojnë Pogradecin dhe të fshehtat e tij. Udhëtimet me agjencinë tonë marrin një kuptim të ri përsa i përket entuziazmit dhe kënaqësisë që ne u falim turistëve tanë. Rreth Pogradecit Pogradeci bën pjesë në qarkun e Korҫës, në juglindje të Shqipërisë, në kufi me Maqedoninë nëpërmjet Liqenit të Ohrit dhe me liqenin e Prespës së Madhe dhe të Vogël në kufi me Greqinë. I rrethuar nga kodra dhe male është mëse i përshtatshëm për të kryer udhëtime me biҫikleta, ngjitje në mal dhe sportin e wind-surf. E konsideruar si një nga zonat më komplekse historiko-gjeografike dhe kulturore, udhëtimet janë të fokusuara drejt eksplorimit të natyrës dhe kulturës.

PERSONELI

Te gjitha itineraret tona janë të mirënjohura nga udhërrëfyesit tanë të cilët janë të certifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Ata janë të specializuar për njohuritë që kjo zonë karakterizohet. Duke u bazuar tek kualitetet individuale, guidatorët do të shpërndajnë me ju eksperiencat.
Klevis Cane, me profesion mësues i edukimit fizik dhe Aleksandër Filipllari, me profesion mësues gjeografie janë dy guidatorët që do ju shoqërojnë përgjatë gjithë itinerareve. Ata janë të gatshëm dhe të mirëtrajnuar për ҫdo lloj situate.